Sunday, September 15, 2013

CERN - Perandoria e fizikës bërthamore !

Në Qendrën Europiane për Studimet Atomike (CERN) në Gjenevë, gjithçka vërtitet rreth atomeve, më saktë atomet vijnë përqark, deri sa një përshpejtues, LHC i bën të përplasen me nëjra-tjetrën me shpejtësinë e dritës.
CERN
CERN
ATLAS – me këtë emër njihet njëri nga katër dedektorët në përshpejtuesin, LHC. Më këtë aparat u vërtetuan vitin e kaluar grimcat e njohura Higgs. Por nuk është e lehtë të hysh tek dedektorët. Në këtë qendër kanë të drejtë hyrjeje vetëm fizikantët dhe studiuesit e qendrës CERN, si për shembull Christoph Rembser. Nga viti 1997 ai është pjesë e grupit studimor. Dera hapet vetëm pas identifikimit të syve me një skaner. „Askujt nuk mund t'i shkojë në mend për shembull të na nxjerrë sytë, kjo nuk ndihmon, sepse skaneri kontrollon nëse syri është i gjallë apo jo“ thotë Rembser.

No comments:

Post a Comment