Sunday, September 15, 2013

Fifa përjashton nga “Brazil 2014” Kepin e Gjelbër !

Përfaqësuesja afrikane e Kepit të Gjelbërt është përjashtuar tashmë nga Fifa sepse ka përdorur një lojtar të pezulluar në ndeshjen e fundit në grup, të fituar 2-0 ndaj Tunizisë “Brazil 2014”. Një sukses ky që i dha dhe vendin e parë në grupin e tij, Kepit të Gjelbërt duke i lejuar dhe kualifikimin për në play-off. Kjo kombëtare kërkonte kualifikimin për herë të parë në një Kupë Bote, ku nga kontinenti afrikan do të marrin pjesë në Brazil pesë përfaqësuese, por aktivizimi i një lojtari të skualifikuar ja hoqi atyre këtë të drejtë. Në suksesin 2-0 ndaj Tunizisë, Kepi i Gjelbërt aktivizoi Fernando Varelën, që ishte ndëshkuar në ndeshjen ndaj Guinesë Ekuatoriale por nuk mundi tja hedhë dot Fifa-s, që e kapi gabimin e vendasve duke i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Tunizisë. Problemi është se ndeshja me Guinenë ishte luajtur në mars, dhe Varela ishte skualifikuar për katër ndeshje, ndërkohë që kishte shlyer vetëm tre. Tunizia e coi cështjen në Komisionin e Disiplinës së Fifa-s që idha të drejtë afrikano-veriorëve, të cilët tashmë mund të marrin pjesë në play-off gjithmonëse nëse Apelin nuk rrëzon vendimin e Disiplinorit.

No comments:

Post a Comment