Sunday, September 15, 2013

Mimoza e “shpërthen” kufirin!

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, sot pas mesnate në këmbë ka arritur që ta kalojë kufirin maqedonas pa paguar asnjë lloj takse.
Ndërkohë si “truprojë” apo masë shtesë ajo kishte kryetarin e rizgjedhur të partisë së saj, Begjet Pacollin, i cili tërë ngjarjen e përcolli nga vetura e tij luksoze.
Sidoqoftë, ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, Kosova dhe Maqedonia e kanë arritur marrëveshjen për heqjen e taksave dhe bllokadave dhe kanë garantuar lëvizje të lirë të mallrave dhe qytetarëve, ashtu siç kishte qenë më parë. Këtë e ka konfirmuar edhe vet ministrja Kusari-Lila e cila ka thënë se situate tani është në rregull.
“Mirë është, mirë është”, ishin fjalët e para të Mimozës dhe fjalët lehtësuese të saj. “Pas një jave bllokade të lëvizjes të lirë në dy anët e kufirit sot në orën 00:00 u lirua kufiri Kosovë-Maqedoni për qarkullimin e mallrave, por janë hequr edhe taksat për kosovarët dhe janë eliminuar pengesat në rrugë që kanë penguar lëvizjen e lirë”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.
Në anën tjetër homologu i saj, nga Maqedonia, Valon Saraqini, ka shtuar se kërkon falje nga të gjithë shqiptarët të cilët kanë pësuar më së shumti nga kjo situatë.

No comments:

Post a Comment