Sunday, September 15, 2013

Smartphone me katër rrota - Premiera në Panairin Ndërkombëtar të Automobilëve në Frankfurt !

Krahas një sërë premierash botërore dhe elektromobilitetit në panairin IAA në Frankfurt në fokus është edhe një tjetër temë: makina, që udhëton vetë. Për këtë janë duke u krijuar ndërkohë aleanca krejt të reja.
Shefi i koncernit të automobilëve Daimler, Dieter Zetsche preferon prezantimet pompoze në publik. Në Panairin e sivjetëm Ndërkombëtar të Automobilëve (IAA) në Frankfurt ai pati një prezantim krejt të veçantë: Ai ishte ulur në pjesën e pasme të një Mercedes Benzi të klasës S, e ndërsa limuzina qarkullonte në skenë, brenda saj mungonte shoferi. "S500 Intelligent Drive" e ka emërtuar koncerni këtë model. Vetura ka kaluar tashmë me sukses provën e udhëtimit prej 100 km. në mënyrë autonome.
"Tani ndodhemi në kurs përplasjeje. E shihni, unë as që i kam prekur pedalet. Tani sinjali jo vetëm më paralajmëron, por makina edhe frenonvet duke e shmangur aksidentin." Kështu e përshkruan inxhinieri i sigurisë tek Daimler, Jochen Raab, funksionimin e makinës, që lëviz në mënyrë autonome. Ai demonstron në simulator, se si do të mund të udhëtojmë ne pas ndoshta dhjetë vjetësh: pa i vendosur duart në timonin e makinës, të mbushur me sensorë dhe që vazhdimisht është online.
Shefi i koncernit Daimler, Dieter Zetsche në IAA
Nokia dhe Google synojnë drejt majave të prodhimit të automobilëve

No comments:

Post a Comment