Sunday, September 15, 2013

Tepër vonë, për të shpëtuar botën?

Duket se interesimi për klimën ka rënë. Kjo është për shkencëtarët gjermanë alarmuese dhe prandaj ata bëjnë thirrje për veprim. Përndryshe shpenzimet e dëmeve të klimës do të rriteshin në mënyrë dramatike.
Otmar Edenhofer duhet të jetë optimist. Për vite të tëra eksperti i klimës paralajmëron kundër pasojave të efektit serë, si shef ekonomik në Institutin e Potsdamit për Kërkime mbi Klimën (PIK) dhe si anëtar i Këshillit Botëror të Klimës. Por shtetet nuk kanë dëgjuar siç duhet, dhe po bëjnë faktikisht gjithnjë e më pak. Çlirimi i gazrave po rritet, Protokolli i Kiotos, e vetmja marrëveshje deri më tani për klimën, është respektuar vetëm nga një numër i vogël vendesh. Ende Edenhoferi i mbahet fort idesë për arritjen e objektivit të “Dy gradëve”, së cilës edhe politika i referohet, por që rrallë bën diçka për ta arritur. Të enjten Edenhoferi tha në Berlin: objektvi i “Dy gradëve” është i arritshëm, por është një sfidë e madhe. Me këtë ai donte të thoshte se temperatura mesatare e Tokës deri në vitin 2100 nuk duhet të rritet më shumë se dy gradë, dhe se ky do të ishte një nga efektet e vetme të klimës, që do të mund të kontrollohej nga njerëzimi. Temperatura është rritur me përafërsisht një gradë deri më tani, që kur njerëzimi ka filluar të djegë në shkallë të gjerë karbonin, rreth vitit 1850.
Pritja do kushtojë më shtrenjtë
Ottmar Edenhofer, shef ekonomik në Institutin e Potsdamit për Kërkime mbi Klimën Ottmar Edenhofer, shef ekonomik në Institutin e Potsdamit për Kërkime mbi Klimën
Edenhofer ka paraqitur një studim, të cilin instituti i tij e ka punuar për llogari të Agjencisë Federale të Mjedisit. Ai ka arritur në këtë konkluzion: në qoftë se komuniteti botëror nuk përpunon së shpejti një politikë efektive për klimën, shpenzimet e shteteve në luftën kundër pasojave do të trefishohen. Nëse arrihet në vitin 2015 Traktati i Klimës, në konferencën për klimën botërore të Parisit, atëherë rritja ekonomike do të ulet me dy për qind në mbarë botën në një periudhë të shkurtër, për shkak se shtetet do të shpenzojnë shumë para për veprim kundër ngrohjes globale. Nëse marrëveshja arrihet në 2030, pra 15 vjet më vonë, rënia do të jetë 7%, thuhet në studimin e Edenhoferit. Kjo duhet t'i vërë politikanët në mendime, thotë presidenti i Agjencisë Federale të Mjedisit, Jochen Flasbarth: "Nuk ka asnjë arsye për një qëndrim sipas dëshirës së gjithësecilit, nëse dikush është optimist, apo pesimist. Ne jemi në kohë për të vepruar, vetëm se duhet ta bëjmë tani."
Dioksidi i karbonit duhet të shtrenjtohet
Edenhofeni dëshiron ta arrijë objektivin e “Dy gradëve” me hapa pothuajse utopikë. Sipas tij duhet të arrihet një marrëveshje botërore tregtie për dioksidin e karbonit, ku një ton të shitet nga 20 deri në 50 euro për ton. Vetëm kështu lëndët fosile do të shtrenjtohen aq shumë, sa ekonomia do t'i drejtohej burimeve të tjera të energjisë. Aktualisht, në disa tregje të izoluara nëpër Europë një ton dioksid karboni kushton vetëm tre euro. Edenhofer megjithatë beson se shtetet së shpejti do të krijojnë një treg botëror të dioksidit të karbonit. "Edhe shtetet, që nuk është se përpiqen shumë për klimën, kërkojnë që çmimi i dioksidit të karbonit të rritet për shkak se kanë nevojë urgjente për fonde për arsimin. Pas krizës financiare burimet klasike të taksave janë pakësuar dhe një taksë e re për mjedisin është shumë e kërkuar atje.

No comments:

Post a Comment