Sunday, September 15, 2013

Sfida e ashpër e Ilir Metës, si i humbi 30 kilogramë !

Të gjithëve u ka bërë përshtypje pamja e re e Ilir Metës në daljet e fundit publike. Kryetari i LSI dhe Kryetari i Parlamentit të ardhshëm ka rënë dukshëm në peshë. Kurioziteti që është ngjallur qoftë edhe tek ata që kanë pak probleme me peshën, është se si ia ka dalë Meta në gati 2 muaj të largojë nga trupi i tij më shumë se 30 kilogramë. Në media u shkrua se ai ka përdorur dietën e të famshmëve Dukan, por kjo nuk është e vërtetë. Nga rrethi i tij i ngushtë kemi marrë vesh se në fakt Meta ka bërë një pakt me veten. Ai i ka shtuar ditës së tij shumë sport; një orë vrap, një orë ecje dhe një orë biçikletë që në mëngjes. Veç kësaj ai ka reduktuar gjysmën e ushqimit të përditshëm, duke mos përfunduar ushqimin e një vakti, por duke marrë gjysmën e kalorive të zakonshme. Por jo vetëm kaq, Meta ka filluar të merret me sport, ku në vilën e tij në Gjirin e Lalzit ushtrohet disa orë në ditë së bashku me miqtë e tij. Përpara se të niste këtë regjim, Meta ka bërë një dietë detoksituese, e cila si qëllim kryesor ka jo vetëm rënien në peshë, por edhe largimin e toksinave nga trupi. Oraret janë shumë të rëndësishme për dikë që kërkon të bjerë nga pasha dhe në këtë pikë Ilir Meta është treguar mjaft i rreptë me veten e tij, duke demonstruar kështu një vullnet të hekurt. Po jo vetëm kaq. Ai i është nënshtruar trajtimeve me baltë për tretjen e dhjamrave, që grumbullohen sidomos në bark.Me këtë pamje të re mund të themi se çifti Meta, tashmë gëzon një look për tu admiruar. Fillimisht ishte Monika që i habiti të gjithë me pamjen e saj krejtësisht fresh dhe rinore gati një vit më parë. Ndoshta Meta duke parë rezultatin e bashkëshortes së tij ka vendosur ta sfidojë atë dhe ia ka dalë mbanë për bukuri. Tashmë ai ka hequr 30 kilogramë të mirë dhe ka rifituar trupin e dëshiruar. Mania e një trupi të shëndetshëm dhe perfekt duket se tashmë i ka kapur të gjithë, politikanë, artistë, këngëtarë, aktorë, të cilët gjithnjë e më shumë po i kushtojnë rëndësi të veçantë pamjes së tyre. Dietat janë bërë të modës, por rasti i Metës dëshmon se me vullnet të hekurt mund t’ia dalësh mbanë pa e torturuar veten për të ngrënë. Urojmë që ai të bëhet shembull edhe për kolegët e tij, të cilët kanë probleme me peshën.

No comments:

Post a Comment